• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Votimi në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës është nul, ja çfarë thotë ligji për zgjedhjen e kryetarit

14/03/2018
Votimi në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës është nul, ja çfarë thotë ligji për zgjedhjen e kryetarit

Një ditë më parë PD dhe LSI bashkuan votat në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës për të shkarkuar Roland Karalliun dhe emëruar si kryetare të Këshillit, Mimoza Çomon. Po kështu u shkarkuan dhe u emëruan dy nënkryetarë të tjerë të këtij këshilli. Në votim morën pjesë 16 këshilltarë, aq sa ka aktualisht PD dhe LSI, ndërsa PS-ja ka 15 këshilltarë. Ndonëse deri më tani vendimi nuk e ka marrë ende miratimin e Prefektit për të hyrë në fuqi, ka zëra që flasin se mund të jemi përballë një rasti kur votimi i djeshëm të konsiderohet i pavlefshëm. Kjo mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme. Ndërkohë ArgjiroLajm.net verifikon ligjin për Pushtetin Vendor dhe në mënyrë të veçantë pjesën ku rregullohet zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Bashkiak. Në nenin 52 të këtij ligji, pika 1, paragrafi (a), thuhet se:

‘Anëtari i këshillit bashkiak nuk përfshihet në një procedurë shqyrtimi dhe vendimmarrëse në rastet kur ka një interes personal të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen në shqyrtim’.

Në këtë rast, Mimoza Çomo, e cila u zgjodh si kryetare këshilli, ka konflikt ineresi dhe rrjedhimisht nuk duhej të përfshihej në procesin e votimit. Pra, nuk mund të votonte për vetën e saj si kandidate për kreun e Këshillit Bashkiak Gjirokastër. Por faktikisht ajo ka marrë pjesë në votim sepse vetëm në këtë mënyrë mund të bëhej shumica e votave, 16 të tilla. Kjo sipas interpretimit të këtij neni e bën të pavlefshëm votimin e djeshëm në Këshillin Bashkiak. Sidoqoftë mbetet për t’u parë nëse prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj do ta miratojë këtë vendim apo do ta rikthejë sërish për rishqyrtim në Këshillin Bashkiak. Deri më tani s’ka një reagim zyrtar për këtë cështje as nga PS-ja, as nga të shkarkuarit dhe as nga prefekti i qarkut. 

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Inter, Calha: Nuk duam të humbasim titullin sërish për një pikë, mungesa e Lautaros ndihet

Inter, Calha: Nuk duam të humbasim titullin sërish për një pikë, mungesa e Lautaros ndihet

11/04/2026
Me 6 mijë tifozë në krah, Vllaznia vë në jetë një kryevepër, por në Reikjavik tani duhet një mrekulli

Dëmtimet e Krymit dhe Bajramit, sfidë për stafin dhe lojtarët. Ja situata te Vllaznia

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al