Një ditë më parë policia e Përmetit ndaloi shtetasin A.G vjeç 44, banues në fshatin Bënjë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Përmet, ka nxjerrë vendimin për vuajtjen e dënimit prej 11 muaj e 11 ditë burg, për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Në njoftimin e policisë nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes dhe se kush ka bërë kallëzim ndaj 44-vjeçarit.
©ArgjiroLajm.net