Dy të rinj nga fshati Erind i Gjirokastrës janë kallëzuar në Prokurori për kanosje të babait të tyre. Policia thotë se më datë 25.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasit E.Ç dhe E.Ç, vjeç 22 e 28, banues në fshatin Erind, pasi në banesë, kanë kanosur me fjalë, babanë shtetasin G.Ç, vjeç 57. Motivet e sherrit nuk bëhen me dije. Çështja po hetohet nga organi i akuzës në Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net