Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagracë një person, i cili ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Ngjarja ndodhi në lagjen ’18 Shtatori’. I arrestuari është shtetasi Nelsi M, 37 vjeç, banues në Tiranë. Policia thotë se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “18 Shatori”, ky person ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses, shtetases S.L 24 vjeçe, banuese në Sarandë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
©ArgjiroLajm.net