Në një kohë kur Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës është kthyer në një treg, me këshilltarë që lëviznin nga njëra parti tek tjetra, jo për çështje parimore apo ideologjike, por thjesht për pazare personale, ka edhe këshilltarë të cilët zgjedhin të dorëzojnë mandatin e tyre. Së fundi ka zëra që flasin për një prej këshilltarëve të LSI-së, i cili do të dorëzojë mandatin në ditët e ardhshme. Është fjala për Thoma Ndreun. Ai është njëkohësisht edhe kreu i grupit të këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak Gjirokastër. Sidoqoftë deri më tani s’ka një konfirmim zyrtar për këtë lëvizje, sikundër nuk dihen motivet që e shtynë Ndreun drejt dorëheqjes.
©ArgjiroLajm.net