Tritan Shehu ka rrëfyer sot, se si një prind i shkruante për djalin e tij 13-vjeçar, që sipas tij, është gay. Por rrëfimi i Shehut nuk i ka pëlqyer Kristi Pinderit, që shkruan:
“Nuk eshte e trishtueshme pse nje plak 68 vjec si Tritan Shehu ka te vetmin burim informacioni kengetarin Povia. …
Por ne rastin e z. Shehu kam vetem nje kuriozitet: qarkullojne fjale te tmerrshme per nje ndodhi ne stadiumin e Lushnjes ne 1997. Cfare ndodhi realisht ate dite z. Shehu? Eshte vetem nje kuriozitet, asgje me shume”.
Në debat është përfshirë edhe Artan Lame, që e ka cilësuar komentin e Pinderit, si një nga më të ndyrët që ka lexuar.
“Me trishim them se kjo pergjigje (si shumica e pergjigjeve qe ju jep Kristi te gjithe atyre qe guxojne te flasin per kete teme) eshte nder gjerat me te ndyra qe me ka qelluar te lexoj neper rrjet.
Dhe ky do shkonte neper shkolla te edukonte te rinjte kunder bulizmit …” – shkruan Lame.
“Dikush me shkruan per te birin 13 vjec, duke e percaktuar ate « gay » dhe qe sipas tij po peson ne shkolle per kete aresye, diskriminim.
Une ju pergjigja:
«13 vjec gay?! Eshte akoma femije, nuk ka arritur formim dhe preferenca seksuale, aq me shume nje djale. Ai mund te kete zerin me te holle etj, por nuk mund te besh konkluzione ne kete moshe. Pra ju gaboni rende qe arrini ne te tilla percaktime kaq heret, qe pastaj kondicionojne sjelljen tuaj ndaj tij dhe influencojne negativisht per zhvillimin e metejshem normal te djalit. Stimulojeni djalin te loze futboll, blejini nje pale dorreza boksi, trajtojeni si “burre”, mesojeni te jete i forte, perballues, etj!
Mos u ngutni, ka kohe per konkluzione ».
Ne kete linje po ju bashkengjis link-un e nje kenge kuptimplote te Sanremos 2009, «LUCA ERA GAY» te Povias.
I lutem medias ta tranzmetojne sa me shpesh, kujdo tjeter ta promovoje kete kenge, e cila permban nje te vertete, nje mesazh te qarte edukativ e te dobishem”, shkruante Shehu.