Një aksident ka ndodhur në fshatin Qesarat të Memaliajt, me pasojë një person të plagosur. Mësohet se shtetasi R.M, 33 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Nissan”, me drejtues shtetasin SH.I, vjeç 64, banues në Elbasan, si pasojë është dëmtuar R.M i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Fajtor për këtë aksident është gjendur 33-vjeçari që drejtonte makinën ‘Benz’. Ndaj tij është bërë kallëzim në Prokurorinë e Gjirokastrës.
©ArgjiroLajm.net