Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në Gjirokastër. Policia thotë se u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen K.M, vjeç 54 banuese në Gjirokastër dhe për të miturin L.M, vjeç 14, pasi bashkëshorti N.M, vjeç 57, banues në Gjirokastër, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
©ArgjiroLajm.net









