• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basketbollisti shqiptar përlot fëmijët refugjatë: Dikur edhe une isha si ju…

06/04/2018
Basketbollisti shqiptar përlot fëmijët refugjatë: Dikur edhe une isha si ju…

Kapiteni i Virtusit, Klaudio Ndoja, u ka treguar të rinjve të ftuar në Eremo të Ronzanos historinë e jetës së tij: Largimin me skaf nga Shqipëria, të qenurit i padukshëm si dhe kthesën e jetës falë basketbollit

Nga Maria Centuori

Jashtë nga këtu ka shumë tundime: “Varfëria të jep një motivim që asgjë tjetër nuk mund të ta japë. Duhet të kujtoni se asnjë fitore nuk vjen pa u munduar.”

Nga Pala Dozza e Eremos së Ronzanos, kapiteni Ndoja ka treguar historinë e tij: atë të një djali të ardhur si refugjat, ekzaktësisht ashtu siç kanë mbërritur në Itali 18 fëmijë, të gjithë minorenë të vetëm e të shoqëruar, sot duke kërkuar azile mikpritëse në komunitetin “Casa Abba”.

Të gjithë qëndrojnë në qetësi, të mrekulluar dhe të ndriçuar nga shpresa, për të dëgjuar historinë e udhëtimit nga Shqipëria në Pulia të Klaudio Ndojas, që sot është kapiteni i Virtus Bolonjë: refugjati i parë shqiptar i kampionatit italian të basketbollit.

“Mos harxhoni kohën tuaj”

Ai përcolli shumë këshilla për fëmijët (gjendej treçereku, po të mendosh fëmijët e strukturës “Sprar” për minorenë) “Mos harxhoni kohën tuaj, keni përpara shumë ëndrra. E ardhmja juaj nuk është dhe aq e vështirë, pavarësisht se historitë tuaja tregojnë të kundërtën .Mos e flakni tutje këtë mundësi, sepse kur unë kam mbërritur në Itali, nuk kam pasur kaq shumë mundësi të ofruara. Përpiquni të mos krijoni komunitete brenda komunitetit.” Dhe kështu, bën shaka dhe me një djalë të ri: “Në dhomë jemi gjashtë veta dhe çdokush vjen një shtet i ndryshëm, por ne jemi më të mirët.”

Një mbrëmje speciale

Mbrëmja e të së mërkurës ishte një festë e vërtetë për minorenët e strehuar. Ata darkuan të tërë sëbashku, dhe midis tyre ishte edhe Alessandro Pajola, talenti i Virtus-it. Në menunë e përzgjedhur për rastin në fjalë ishte Cheb ou jen, një pjatë tipike gambiano, e ndjekur nga kotoleta me patate të skuqura, byrek shqiptar, si dhe një byrek me djathë. Më pas në katin e sipërm të rinjtë më krenarë e më të lumtur se kurrë i treguan dhomat të ftuarve bardhezi. Ishte një mbrëmje ku orari nuk u respektua, sepse të ftuarit u zgjuan më herët sesa zakonisht. U bënë dhe shumë selfie për t’ia dërguar familjarëve të tyre në vendin e origjinës dhe në copa letrash u lanë autografe, si një lloj trofeu për ta. Gjatë gjithë mbrëmjes ishin të pranishëm edhe operatorë të DoMani, lindur nga bashkëpunimi salesian me “Miqtë e Sidamos”.

Të rinjtë

Nga të strehuarit, më i vogli ishte 15 vjeç dhe më i madhi 17 vjeç. Ata vinin nga Shqipëria, Gambia, Guinea e Re, Pakistani dhe nga Somalia. Flamujt e kombeve të tyre u ngjitën rreth një flete me një qëllim: “Askush nuk është skllav, as zot, as për të jetuar e as për mjerim, por të gjithë jemi të lindur për të qenë vëllezër“, u shpreh Ndoja.

Udhëtimi i Ndojës

Nuk munguan as momente të ndërprera nga duartrokitjet. Vetë Ndoja ishte ai që dha disa këshilla dhe tregoi eksperiencën e tij, duke u tradhtuar shpeshherë nga sytë e shndritshëm: “Teksa po haja me ju, u riktheva pas në kohë, përpara 25 viteve. Arrita në Itali si ju, ishte viti 1997 në Shqipëri dhe zhvillohej lufta civile, ku çdo ditë, të jetoje ishte me të vërtetë një fat i madh. Një ditë motra ime u godit nga një plumb, ndërkohë që po qëndronte në oborrin e shtëpisë, dhe ishte pikërisht kjo arsyeja që të shtëpisë sime vendosën të shisnin ato pak gjëra që kishin për të paguar skafistët.

Kisha një qese të zezë nga ato që përdoren për të derdhur plehrat, brenda së cilës gjendeshin një palë këpucë dhe një kostum sportiv. Asgjë më shumë. Menjëherë me të ardhur në portin e Brindisit, filloi jeta si “i padukshëm”: Kam jetuar për një vit e gjysmë në bodrumin e një fabrike. Duhej të dilje përpara se punëtorët të hynin dhe mund të ktheheshe vetëm në mbrëmje. Përndryshe, duhej të qëndroje i heshtur përgjatë gjithë ditës në mënyrë që të mos kapeshim. Gjithmonë përpiqesha të dilja, por pasi të kisha ngrënë bukë, sheqer dhe të kisha pirë ujë”.

Kthesa e fatit

Besimi ka qenë shpëtim: “Mamaja ime gjithmonë më ka thënë të isha vigjilent, që të mos flisja me askënd sepse isha i paligjshëm, dhe se në kishë nuk mund të më gjente asgjë e keqe, dhe kështu gjithmonë shkoja të luaja në kishë.

Aty gjendej një kosh basketbolli, por unë nuk flisja me askënd. Derisa një ditë erdhi pika e kthesës. Don Marco, famulltari i kishës, më bëri disa pyetje dhe kështu i thashë atij historinë time. Ishte ai personi që më bëri të regjistrohem me certifikatën e lindjes dhe fillova të luaja në këtë mënyrë në CSI”. /www.gazetadita.al/

30127578_10216488103462049_2941411900308586496_o

112

30261083_10216488103542051_1150226189290307584_n-1

Related Posts

Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit
Sport

Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit

10/04/2026
Neymar dëshiron Botërorin, sulmues i gatshëm të transferohet në MLS
Sport

Neymar dëshiron Botërorin, sulmues i gatshëm të transferohet në MLS

10/04/2026
Futbolli polak në zi! Ndërron jetë ndihmëstrajneri i ekipit kombëtar
Sport

Futbolli polak në zi! Ndërron jetë ndihmëstrajneri i ekipit kombëtar

10/04/2026
Reagon Slot, tekniku i Liverpool i përgjgjet kritikave: Do të rikthehemi, objektivat nuk ndryshojnë
Sport

Reagon Slot, tekniku i Liverpool i përgjgjet kritikave: Do të rikthehemi, objektivat nuk ndryshojnë

10/04/2026
Real Madrid mahnitet pas Olise, Perez gati të bëjë çmenduri financiare, reagon Bayern
Sport

Real Madrid mahnitet pas Olise, Perez gati të bëjë çmenduri financiare, reagon Bayern

10/04/2026
NBA/ Rikthim te fitorja, Lakers mund Golden State, New York “thyen” Boston
Sport

NBA/ Rikthim te fitorja, Lakers mund Golden State, New York “thyen” Boston

10/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Indri: Ndarja do kohë për t’u shuar 100%, sepse janë trauma të mëdha

Indri: Ndarja do kohë për t’u shuar 100%, sepse janë trauma të mëdha

10/04/2026
Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit

Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit

10/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al