80 biznese te vogla ne Gjirokaster kane mbyllur aktivitetin e tyre. Lagjia “18 Shtatori”, e cila eshte edhe nje nder lagjet me numrin me te madh te shtrirjes se aktivitetit tregetar, po njeh cdo dite e me shume mbyllje te qepenave e tabelave ku shkruhet “Jepet me Qira”. Duke marre shkas nga vendimi me i fundit i qeverise per perfshirjen e bizneseve te vogla ne skemen e Tvsh, shume prej tregtareve jashte kamerave pohojne se kjo mase po i con ata drejt falimentit.
Ne te shumten e rasteve bizneset e vogla ne Gjirokaster nuk arrijne te fitojne as njemije leke te reja ne dite, ndersa vendosja e Tvsh do te ndikoje sipas tyre ose ne rritjen e cmimeve te produkteve ose ne falimente. Shume prej tregtareve kane theksuar se ende nuk e dine se sa do te paguajne ndersa i bejne thirrje qeverise te mos vendose ne rrezik aktivitetin e tyre.