Policia e Sarandës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim. Ai është 45-vjecari Fatmir Xhaxhaj, banues në Memaliaj. Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal. Shtetasi i mësipërm do t’i dorëzohet strukturave policore të Gjirokastrës për veprimet e mëtejshme procedurale.
©ArgjiroLajm.net