• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet dosja e vrasësit nga Gjirokastra/ Si i ekzekutoi me breshëri nga makina 3 persona dhe plagosi disa të tjerë

07/04/2018
Ishte dënuar për vrasje, ekstradohet 47-vjeçari me dy emra nga Gjirokastra

Ditën e djeshme u akstradua nga SHBA drejt Tiranës, Narbis Goxhaj ose Niko Goxhi, 47 vjeç nga Gjirokastra. Në njoftimin zyrtar të saj policia thoshte se 47-vjeçari kishte kryer më shumë se dy vrasje në vitin 1998, në bashkëpunim, por nuk saktësonte sa kishte vrarë, cilët kishte vrarë, dhe në bashkëpunim me kë (?!).

Newsbomb.al sot, zbardh të plotë krimin e datës 27.07.1998 në lagjen Kushtrimi, në orën 20:15, në Berat. Dy shtetasit Narbis Goxhaj e Markel Muho të hipur në një makinë, nga xhami i makinës kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të Shpëtim Cjapit si dhe në drejtim të njerëzve të cilët në ato momente ishin ulur në trotuarin e rrugës. Për pasojë kanë gjetur vdekjen Englant Toska, Gëzim Arapi e Mustafa Ruhja si dhe janë plagosur disa shtetas të tjerë.

Në procesverbalin e datës 28.07. 98 të kqyrjes së vendit të ngjarjes, rezulton se janë gjetur 23 gëzhoja metalike të cilat janë sekuestrua nën cilësinë e provës materiale, një mjet tip “Volvo” me targa PE 0697, nga ku qëlluan dy autorët dhe një automatik i gjetur në makinën “Volvo”.

Gjyqtari i çështjes Agron Valva ka marrë asokohe masën e sigurisë “arrest me burg” për Goxhajn i cili ia ka dalë të arratiset. Në vitin 2003, ai u dënua nga Gjykata e Rrethit Berat me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje kundër dy apo më shumë personave e kryer në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij në krimin e trefishtë Markel muho është arrestuar në vitin 2011 në Greqi dhe është ekstraduar në vitin 2013 në Shqipëri pasi ishte i dënuar gjithashtu nga Gjykata e beratit me 21 vite burg për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Tashmë të dy autorët e vrasjes së trefishtë në lagjen Kushtrimi do vuajnë dënimin në qeli./newsbomb.al

 

 

 

 

 

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

13/04/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Vllaznia, trajneri Martini: Morëm pikët që na duheshin, por loja nuk më kënaq

12/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al