• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Barazimi me dëme në Gjirokastër, e pësojnë dy titullarët

08/04/2018
Barazimi me dëme në Gjirokastër, e pësojnë dy titullarët

Luftëtari nuk mundi t’i merrte dot pikët e plota në ndeshjen me Teutën, teksa skuadra e drejtuar nga Hasan Lika nuk shënoi dot, edhe pse pati raste të pastra me Shkurtajn, Bregun dhe Abazajn. Gjithsesi, duke parë mundësinë që humbi në fund Latif, bluzinjtë duhet t’i kënaqen pikës së marrë. Gara për Evropën do të jetë e ashpër deri në mbyllje të kampionatit, ndaj edhe në Gjirokastër mendojnë se mund ta realizojnë objektivin sezonal, pasi vendi i tretë është pranë, por edhe i katërti mund të të japë një “biletë” për Europën.

Ndeshja e radhës luhet me Laçin në shtëpi dhe është një finale për Europën. Kurbinasit janë mbi Luftëtarin në renditje dhe fazën e dytë ia kanë dalë të marrin pikë me bluzinjtë në “qytetin e gurtë”. Parashikohet një ndeshje shumë e fortë, ndërkohë që për trajnerin Hasan Lika nuk do të jetë i gatshëm një nga lojtarët kryesorë të formacionit. Shkodrani Behar Ramadani u ndëshkua në fraksionin e dytë të lojës me karton të verdhë dhe është i pezulluar për javën e ardhshme, ndaj edhe stafi teknik duhet të mendojë për zgjidhjen. Alternativat nuk mungojnë gjithsesi, ndaj edhe në Gjirokastër janë të qetë.

Por pasoja pati edhe për Teutën pas takimit me Luftëtarin. Mbrojtësi Silvester Shkalla kreu një faull të detyruar në pjesën e dytë dhe u ndëshkua me karton të verdhë, që për të është i teti deri në këtë moment të kampionatit dhe e penalizon për “finalen” që Teuta ka javën e ardhshme me Vllazninë në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit. Begeja në vend të tij me shumë mundësi do të aktivizojë mbrojtësin Amir Bilali, i ardhur në janar nga skuadra e Rabotnicckit në Maqedoni. Ish-lojtari i Bylisit fillimisht luajti si titullar, por së fundmi janë preferuar Hrkac dhe Shkalla nga stafi teknik.

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

13/04/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Vllaznia, trajneri Martini: Morëm pikët që na duheshin, por loja nuk më kënaq

12/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al