Qëllohet me arme zjarri një shqiptar ne Greqi. Mediat greke raportojnë se shqiptari i qëlluar me arme është një 39-vjeçar ende i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur ne zonën e njohur si Agios Panteleimonas, ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia. Mësohet se autori gjithashtu i paidentifikuar ka marre me vete armen e krimit dhe është larguar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe shkakut.