Në Gjirokastër është bërë masakër urbane me ndërtimet gjatë viteve të tranzicionit. Simboli më domethënës i makutërisë për të ndërtuar pa kriter është padyshim lagjja ‘Kodra e Shtufit’. Aty nuk gjen vetëm pallate të shëmtuara e që hera-herës rrezikojnë edhe nga rrëshqitja e tokës, por edhe çudi të tjera alla-shqiptare. Në një prej pallateve të kësaj lagje, ndërtuesi nuk ka sistemuar rrjetin e ujërave të zeza. E thënë më thjesht, tubacionet e pallatit nuk janë lidhur me rrjetin qëndror të ujërave të zeza të kësaj lagje, duke bërë që fekalet të rrjedhin në natyrë dhë të përfundojnë më tej në rrugën kryesore të lagjes.
Aktualisht në atë pallat jetojnë vetëm tre familje, ujërat e zeza të të cilave derdhen pranë dritareve të një pallati më poshtë. Banorët janë ankuar disa herë tek ndërtuesi dhe në Bashkinë Gjirokastër, por deri më tani s’kanë marrë asnjë zgjidhje. Era e keqe dhe infeksionet, sidomos tani që temperaturat rriten, janë një rrezik për të gjithë ata që jetojnë pranë këtij pallati, por edhe atyre që kalojnë në rrugë. Shihni videon që sjell ArgjiroLajm.net