• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tritol makinës së biznesmenit me origjinë nga Gjirokastra, zbardhen detajet nga ngjarja

11/04/2018
Tritol makinës së biznesmenit me origjinë nga Gjirokastra, zbardhen detajet nga ngjarja

Detaje te reja pas tritolit qe iu vu makinës luksoze të biznesmenit të ndërtimit, Izmir Shehu, duke i shkaterruar automjeti “Audi Q7”. Ngjarja me lëndë plasëse ndodhi në lagjen “1 Maji”, në afërsi të pyllit të Sodës në Vlorë, në orët e para të së hënës. Nga shpërthimi i fortë, që nga hetimet paraprake dyshohet se ka qenë një sasi prej 200 gramë tritol, përveç automjetit që ishte në shënjestër të sulmit, janë dëmtuar dhe dy automjete, që ndodheshin aty pranë.

Sipas të dhënëve të Policisë, shpërthimi është dëgjuar rreth orës 03:00 të së hënës, pranë banesës së biznesmenit në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës ose siç edhe njihet në qytetin bregdetar, Zona e Pyjores. Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës së biznesmenit Izmir Shehu, ku ishte parkuar makina.

Për pasojë, automjeti tip “Audi Q7” me targa AA 008 RX, është dëmtuar në pjesën e motorit dhe është përfshirë nga flakët. Ndërsa dy automjetet e tjera që kanë qenë parkuar pranë kësaj makine, kanë marrë dëmtime gjithashtu. Pronari i mjetit, 38-vjeçari Shehu, me origjinë nga Gjirokastra, mësohet se është biznesmen në fushën e ndërtimit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por aktualisht nuk ka ende asnjë person të arrestuar apo identifikuar për ngjarjen në fjalë. Për ngjarjen e ndodhur, është marrë në pyetje dhe vetë biznesmeni 38-vjeçar. Gjatë deklarimit të dhënë në Komisariatin e Policisë së Vlorës, Izmir Shehu ka deklaruar se nuk ka asnjë lloj konflikti me persona të tjerë.

Ai është shprehur para grupit hetimor se është i paqartë për arsyen se përse automjetit të tij i është vënë lëndën eksplozive, ndërsa ka theksuar se nuk ka pasur asnjëherë konflikte dhe sherre me persona të tjerë. Për Policinë hetimet rreth identifikimit të autorëve mbeten shumë të vështira, pasi në vendin e ngjarjes mungojnë kamerat e sigurisë, çka mund të çojnë në identifikimin autorëve.

Ndërkohë, pista kryesore, në të cilën po heton Policia e Vlorës për këtë ngjarje, është ajo që lidhet me aktivitetin e 38-vjeçarit dhe problematikat që mund të ketë pasur gjatë punës së tij. Fakti që merret me ndërtime mbetet, sipas Policisë, pista kryesore e hetimit të shpërthimit të automjetit me lëndë eksplozive, pasi mund të ketë pasur mosmarrëveshje lidhur me biznesin e tij.

Mësohet se biznesmeni me origjinë nga Gjirokastra ka kryer ndërtimin e disa pallateve në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë dhe nga aktiviteti i tij mund të kenë lindur mosmarrëveshje, që kanë të bëjnë me ndërtimin apo shitjen e këtyre apartamenteve, gjë e cila mund të ketë çuar më pas në vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e parkuar para banesës së tij.

Po kështu, burime nga Policia kanë konfirmuar se sasia e lëndës eksplozive që iu vendos automjetit “Audi Q7” ka qenë rreth 200 gramë. “Më datë 09.04.2018, në lagjen “1 Maji”, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë automjeti tip ‘Audi Q7’, në pronësi të shtetasit I. Sh., të cilin ai e kishte të parkuar para banesës. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ ëve”, bëhet e ditur zyrtarisht nga ana e Policisë.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Show i Realit, triumfon ndaj Interit në Champions, ia dalin edhe City e Dortmund

09/09/2026
VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al