Shoferët e autobusave po blhen korrierët e rinj të drogës, që narkotrafikantët arrijnë të bindin për të transportuar qindra ton kanabis e drogëra të forta. Pasditen e djeshme është sekuestruar një kilogram kokainë e pastër, në doganën shqiptaro-greke të Kakavijës. Lënda narkotike u gjet në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar nga pala greke. Autoritetet policore njoftuan se lënda narkotike ishte e fshehur në bagazhet personale të drejtuesve të autobusit. Policia raporton se autobusi i përket një kompanie greke transporti, që drejtohej nga shtetasi grek me origjinë shqiptare. Mirëpo ka edhe raste të tjera.
MË: 24 JANAR 2018 NË ORA: 18:56. 129 kg drogë janë sekuestruar nga policia greke në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.Policia ka vënë në pranga drejtuesin të autobusit 49-vjeçar grek, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa ka nisur hetimet për të parë nëse ai ishte pjesë e ndonjë organizate trafikantësh apo vepronte i vetëm.
20 Janar 2018 – Pasi ka bërë ndalesë në Korçë, është nisur për në destinacionin final kryeqytetin e Greqisë, Athinën, shkruan “Panorama”. Në momentin që autobusi ka kaluar në pikën kufitare të Kapshticës, Policia shqiptare, edhe pse ka pasur dyshime se në autobus mund të fshihej drogë. Droga u kap nga autoritet greke. Shoferi i tij u arrestua në flagrancë. Për rastin nisi një hetim edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri, ndërsa Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, nisi verifikimet pasi u mësua se autobusi kishte lidhje me shefin e Kufirit të Korçës.
Më 9 Korrik 2017. Shoferi i një autobusi është vënë në pranga nga policia pasi i janë gjetur dhe sekuestruar 6.5 kilogramë drogë marijuanë. Kapja e lëndës narkotike është bërë në Portin e Durrësit dhe në pranga është vënë Fatbardh Kokomeci 54 vjeç, banues në Tiranë.