Ndotja e ambientit është fenomeni më shqetësues në Shqipëri. Ndonëse çdo vit ndërmerren inisiativa pastrimi si aksioni kombëtar njëjavor, që u përmbyll ne Ditën e Tokës, situata mbetet e pandryshuar, duke sjellë përherë imazhin e një Shqipërie të ndotur e të mbuluar nga mbeturinat. Gazetarja Brikena Metaj ka sjellë një vëzhgim të kësaj situate në qarkun e Gjirokastrës.