Policia e Gjirokastrës ka kallëzuar në Prokurori dy persona të cilët akuzohen për veprën penale ‘vjedhje e kryer në bashkëpunim’. Shtetasit D.Ll dhe I.B, kanë vjedhur banesën e shtetasve P.R dhe A.M, të dy banues në Gjirokastër. Në këto banesa ata kanë vjedhur disa bizhuteri. Ndërsa tentuan gjithashtu të vidhnin edhe një banesë tjetër në Gjirokastër, e cila i përket shtetases L.H. Policia nuk bën me dije moshën e këtyre personave. Çështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.
©ArgjiroLajm.net