• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti i Gjirokastrës i përfshirë në skandalin e lobimit të LSI-së. Monika Kryemadhi i lë topin në derë Tavos: Po e njihte avokatin grek, pyeteni vetë nëse ka qenë në SHBA!

26/04/2018
Tavo ‘bëhet i gjallë’, ka një mesazh për 13 vjetorin e LSI-së

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka publikuar sot pyetjet dhe përgjigjet që janë këmbyer mes saj dhe gazetarëve të Mother Jones lidhur me investigimin e fundit të revistës prestigjioze amerikane, që ngre hije të forta dyshimi lidhur me një lobim të mundshëm rus në favor të Ilir Metës dhe të LSI në SHBA, të ngjashëm me atë që revista në fjalë kishte zbërthyer edhe për Partinë Demokratike.

LSI pretendon se përgjigjigjet e saj nuk janë publikuar nga revista amerikane, e cila sipas saj shpif, dhe të cilën LSI ka deklaruar se do ta hedhë në gjyq.

Në fakt revista amerikane, në shkrimin e saj citon dokumente zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit si dhe investigimit të bërë prej saj me gazetarë në terren në një kompani guackë në Qipro, që dyshohet se ka financuar lobimin e LSI në SHBA, nëpërmjet një oligarku rus.

Por nga përgjigjet që ka dhënë LSI, kjo e fundit jep në fakt disa detaje “pikante”, të cilat as Mother Jones vetë nuk i kishte në investigimin e saj të gjerë.

Dy pika janë ato që bien më tepër në sy dhe që kanë të bëjnë me deputetin Vangjel Tavo.

LSI e pranon se Tavo e njihte avokatin grek që kishte firmosur kontratën në favor të LSI-së me kompaninë amerikane të lobimit, por sipas LSI kjo kontratë më pas u ndërpre dhe nuk u realizua kurrë.

Por ndaj një pyetje tjetër se kompania guackë që dyshohet se ka lobuar për LSI-në kishte paguar për një takim të përfaqësuesve të LSI në SHBA, LSI mohoi që të ketë angazhuar zyrtarisht ndonjë përfaqësues së saj në datat kur Vangjel Tavo është takuar në SHBA me disa senatorë, por nuk e mohoi që vetë Tavo të ketë qenë në SHBA në datat e lartpërmendura.

Për një gjë të tillë, LSI i ka “larë” duart me Tavon duke thënë se Mother JOnes pë rnjë gjë të tillë duhet të pyesë vetë Tavon nëse ka qenë për ndonjë vizitë private në atë periudhë.

Pyetjet e Mother Jones dhe Përgjigjet e plota nga Zyra e Shtypit e LSI-së

LSI ka firmosur një kontratë me McKeon Group për lobing në SHBA në Janar 2017. Kontrata është firmosur nga një avokati grek Iraklis Fidetzis. Cila është marrëdhënia e Fidetzis me LSI?

Lëvizja Socialiste për Integrim s’ka pasur asnjë marrëdhënie me Z. Fidetzis. Vetëm një nga deputetët e LSI, Z. Vangjel Tavo kishte njohje me të dhe ata kishin diskutuar me njëri-tjetrin për një marrëveshje të mundshme bashkëpunimi mes LSI dhe McKeon Group, e cila nuk u finalizua kurrë.

Megjithatë, LSI ka kryer vetëm një pagesë prej 15 000 USD drejt llogarisë së McKeon Group, e kryer përmes sistemit bankar dhe e deklaruar në Komision Qëndror të Zgjedhjeve, sipas ligjit për partitë politike në Shqipëri.

Kryesia e LSI aprovoi pagesën për faturën nr. 1386 të McKeon Group, prezantuar nga Z. Tavo.

Por, nga diskutimet që u zhvilluan më pas, kontrata mes LSI dhe McKeon Group nuk u finalizua asnjëherë dhe komunikimi u ndal.

Related Posts

Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet
Kryesore

Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet

05/04/2026
Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Blog

Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…

05/04/2026
Aksident i rëndë, humb jetën 35-vjeçari me motoçikletë
Kryesore

Aksident i rëndë, humb jetën 35-vjeçari me motoçikletë

05/04/2026
Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin
Kryesore

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin

04/04/2026
Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe
Kryesore

Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe

04/04/2026
Ndalohet në Kakavijë gruaja me 20 mijë euro, nuk i kishte deklaruar në kufi (FOTO)
Kryesore

Abuzoi me të miturin në Gjirokastër, 17-vjeçari ndalohet në Kakavijë

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ardian Bujupi bëhet baba, zbulon emrin e veçantë të djalit

Ardian Bujupi bëhet baba, zbulon emrin e veçantë të djalit

05/04/2026
Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karaj humb unazën… e gëlltit lopa!

Situatë komike në “Ferma VIP”, Sara Karaj humb unazën… e gëlltit lopa!

05/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al