• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasësit e të riut grek vijnë në Shqipëri përmes Kakavijës, pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar

26/04/2018
Vrasësit e të riut grek vijnë në Shqipëri përmes Kakavijës, pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar

Tre shtetas shqiptarë akuzohen për vrasjen e një 19 vjeçari në Greqi. Ndaj tyre pritet të nxirret urdhër arresti ndërkombëtar, pasi konsiderohet e sigurt se janë larguar nga Greqia dhe ndodhen në Shqipëri. Tashmë është verifikuar se dy prej tyre kanë dalë nga pika e kalimit kufitare të Kakavijës, ndërsa i dyshuari si autor i vrasjes është ende në kërkim.

Media greke ka publikuar një foto të personit që akuzohet se goditi me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse 19 vjeçarit grek.
Fotografia është gjetur në telefonin e viktimes të sekuestruar në vendngjarje.

Media thotë se inicialet e 23 vjeçarit janë I.Z.

Dy të dyshuarit e tjerë, të moshës 24 dhe 33 vjeç akuzohen për tri vrasje në tentativë ndaj tre prej miqve të viktimës.

Që të tre kanë rezultuar persona të skeduar, kryesisht për vjedhje.

Policisë greke i është dashur kohë që të identifikojë autorët e vrasjes që ndodhur më 18 mars në një park të zonës Marusi në Athinë, shkruan ora neës.

Sipas versionit të policisë të përcjellë nga mediat, viktima dhe miqtë e tij u kishin paguar tre shqiptarëve 150 euro për t’i siguruar një sasi marihuane dhe dorëzimi ishte lënë për në vendngjarje. Por shqiptarët nuk e respektuan marrëveshjen dhe plasi sherri që pati atë përfundim tragjik.

Gjithsesi, familjarët e viktimës kanë përgënjeshtruar se shkaku i sherrit ishte kanabisi. Avokati i familjes, Aleksis Kujas publikoi mbrëmjen e të mërkurës një deklaratë për shtyp, ku paraqet një version krejt të ndryshëm. Sipas deklaratës, viktima u ndodh aty ndërsa sherri kishte shpërthyer dhe ndërhyri që të ndihmonte të rinjtë grekë, me rezultat të humbasë jetën.

Related Posts

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit
Kryesore

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit

21/11/2026
Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike
Kryesore

Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike

19/11/2026
Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në çdo studio të shpjegojë përjashtimin tim
Kryesore

Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në çdo studio të shpjegojë përjashtimin tim

19/11/2026
Spiropali del hapur: Modeli “Balluku” është më i keqi në Partinë Socialiste
Kryesore

Spiropali del hapur: Modeli “Balluku” është më i keqi në Partinë Socialiste

19/11/2026
Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna
Kryesore

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë
Lajme

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tirana, flet trajneri pas ndeshjes: Kishim plan B, por ishte e vështirë ndaj Vorës

Tirana, flet trajneri pas ndeshjes: Kishim plan B, por ishte e vështirë ndaj Vorës

22/11/2026
VIDEO/ Barça përmbys Villareal, 3 pikë në La Liga

VIDEO/ Barça përmbys Villareal, 3 pikë në La Liga

22/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al