Një skaf 5 metra i gjatë është kapur sot në grykëderdhjen e lumit Pavllo, në Sarandë. Dyshohet se skafi do të përdorej për të trafikuar drogë në Greqi.
Policia ndodhet akoma në vendin e ngjarjes dhe po vijon kontrollet në zonë. Siç raportohet, operacioni për kapjen e skafit u zhvillua nga sekotri i luftës kundër krimit të organizuar në Komisariatin e Sarandës në bashkëpunim me policinë kufitare.