Policia e Komisariatit të Kufirit dhe Migracionit në Rinas ka ndaluar një 31-vjeçar nga Tepelena. Ai është shtetasi P.XH. Sipas policisë ky person është ndaluar sepse iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një letërnjoftim Greke e dyshuar si e falsifikuar. Cështja është duke u hetuar nga Prokuroria e Tiranës.
©ArgjiroLajm.net