Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dunavat i dytë’. Policia thotë se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin T.B., vjeç 22, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “Dunavat i dytë”, ka goditur me grushte shtetasin S.R., vjeç 23, banues në lagjen “Zinxhira”. Motivet e sherrit nuk bëhen me dije ende, ndërsa çështja është nën hetim nga organi i akuzës Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net