• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Avokati i Veliajt në burgun e Fierit: Po pres prej 1 orë e gjysmë, s’më lejojnë të takoj klientin tim

24/11/2026
Avokati i Veliajt në burgun e Fierit: Po pres prej 1 orë e gjysmë, s’më lejojnë të takoj klientin tim

Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka deklaruar sot se nuk është lejuar të hyjë në ambientet e Burgut të Fierit, për të takuar klientin e tij i cili ndodhet në paraburgim.

Nga ambientet e Burgut të Fierit, Ndreca shprehet se kishte një orë e gjysmë duke pritur për t’u takuar me Veliajn, por nuk po lejohej nga autoritetet e institucionit.

“Në fakt, u bë një orë e gjysmë që jam këtu duke pritur për të takuar klientin. Nuk po lejohem dhe vazhdon akoma e njëjta histori që ‘nuk kemi forca policore dhe njerëz për të shoqëruar’. Ndërkohë që, ligji parashikon se hyrja e avokatit ndodh në çdo kohë. Vazhdon paligjshmëria e veprimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kufizimi i takimeve edhe me avokatin. Unë nesër kam një seancë gjyqësore dhe duhet të takohesha patjetër me klientin. 1 orë e gjysmë në pritje siç e shihni dhe nuk lejohem. Asnjë bazë ligjore, asnjë përgjigje zyrtare. Kërkoj të mbajnë procesverbal për këtë fakt. As procesverbal nuk japin.

Një situatë skandaloze dhe një situatë që nuk e meriton shteti shqiptar që të shkojë në këto nivele që s’kanë asnjë përputhje e asnjë lidhje me asocimin dhe standardet europiane. Kjo është një situatë e paprecedentë. Një cenim i rëndë i standardeve të mbrojtjes dhe cenim i rëndë i të drejtës së klientit tim, për çdo të paraburgosur, apo i çdo personi nën hetim apo në cilësinë e të pandehurit, për t’u takuar në çdo kohë me avokatin e tij. Pra unë nuk kam asnjë mundësi të konsultohem dhe të flas me klientin për seancën e nesërme, duke dëmtuar edhe strategjinë që ne kemi për nesër, apo për komunikimin që kemi për një vendim të mundshëm apo potencial që Gjykata nesër mund të japë për zgjedhjen e spitalit nga Veliaj.

Këtë situatë unë e konsideroj institucionale. Një sjellje e rëndë e paligjshme institucionale. Avokati në 2026-ën nuk lejohet të hyjë e të takohë klientin e tij. Një e drejtë bazike që besoj se edhe vendet që janë pa asnjë pretendim për të hyrë në Europë, besoj se i respektojnë. Unë po pres edhe pak, jam i detyruar të kthehem në Tiranë. Është konsumuar ky udhëtim dhe unë nuk kam arritur të bëj takimin për të cilin erdha. Përgjigje ka me telefon, por nuk bëjnë një procesverbal”, tha Ndreca

Related Posts

Drejtori i Tatimeve për Spiropalin: Mbrojti evazionin e të shoqit
Kryesore

Drejtori i Tatimeve për Spiropalin: Mbrojti evazionin e të shoqit

24/11/2026
Kryesore

Nëntori mbyllet me reshje dhe rënie të temperaturave

23/11/2026
Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjerohemi me 12 milje në detin Jon
Kryesore

Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjerohemi me 12 milje në detin Jon

23/11/2026
PD dorëzon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit (FOTO)
Kryesore

Zbardhen disa nga emrat e kandidatëve të PD për zgjedhjet lokale, Albert Malaj pritet të garojë për Tepelenën

23/11/2026
“Corriere della Sera”: Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët
Kryesore

“Corriere della Sera”: Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët

23/11/2026
Vajza brune e Gjirokastrës që bëri për vete dy zemra, Muntaz Dhramin dhe Ismail Kadaren
Kryesore

Vajza brune e Gjirokastrës që bëri për vete dy zemra, Muntaz Dhramin dhe Ismail Kadaren

23/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Tatimeve për Spiropalin: Mbrojti evazionin e të shoqit

Drejtori i Tatimeve për Spiropalin: Mbrojti evazionin e të shoqit

24/11/2026
Avokati i Veliajt në burgun e Fierit: Po pres prej 1 orë e gjysmë, s’më lejojnë të takoj klientin tim

Avokati i Veliajt në burgun e Fierit: Po pres prej 1 orë e gjysmë, s’më lejojnë të takoj klientin tim

24/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al