Një 40-vjeçar është aksidentuar në Libohovë duke u rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme. Policia thotë se shtetasi I.K, banues në Libohovë, duke qenë në gjendje të dehur është rrëzuar nga shkallët e murit rrethues në qendër të qytetit Libohovë. Për pasojë ka pësuar dëmtime të rënda në kokë e trup. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.
©ArgjiroLajm.net