Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në policinë e Gjirokastrës ka kallëzuar në Prokurori shtetasin J.M, vjeç 57, banues në Tepelenë, pasi në fshatin Luzat, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ka përvetësuar tokë arë, të shtetasit E.SH, vjeç 69, banues në Gjirokastër. Sipërfaqja e tokës së përvetësuar nuk bëhet me dije. Cështja është nën hetim nga Prokuroria.
©ArgjiroLajm.net