• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Eleni Fouriera u mbyll gojën nacionalistëve grekë: S’është turp, jam krenare që jam shqiptare!

13/05/2018
Eleni Fouriera u mbyll gojën nacionalistëve grekë: S’është turp, jam krenare që jam shqiptare!

Eleni Foureiras ka përcjellë një mesazh tepër domethënës për të gjithë ata që e paragjykuan për shkak të origjinës shqiptare. Këngëtarja e talentuar me origjinë nga Fieri, ka rrëfyer detaje nga largimi i saj drejt shtetit grek dhe dhe përpecitë e para për t’u integruar me jetën e re. Ajo thotë se ndjehet krenare që është nga Shqipëria dhe krenohet kur sheh teksa vendi zhvillohet.

“Ndihem krenare për veten time, ndihem krenare që jam nga Shqipëria dhe që kam lindur në Shqipëri. Gëzohem që Shqipëria po zhvillohet, sepse është një vend që ka kaluar vështirësi dhe mund t’i ofrojë shumë botës. Është turp për njerëzit që thonë se nuk duhet të shkoj në Eurovizion sepse jam nga Shqipëria! Përse?”, shprehet ajo.

Më poshtë një fragment nga intervista e saj:

“Kam lindur në Fier, të Shqipërisë, në një fshat të vogël afër Patosit. Kur isha 4-5 vjeç, familja u zhvendos në Vlorë dhe, 7-8 vjeç, erdhëm në Greqi. Përpara se të zhvendoseshim në Vlorë, ishim të varfër, jetonim me ato që kishim; një mama me katër fëmijë! Unë isha një vajzë e vogël që nuk kisha parë kurrë ashensor… Gjatë ditëve të fundit në Shqipëri më kujtohet se si na binin plumbat brenda. Isha vetëm më nënën…dhe plumbat futeshin nga dritarja…kishim frikë se mos na vidhnin.

Më kujtohet, një ditë përpara se të niseshim, kur mamaja erdhi e më tha: do ikim në vendin e gjyshit (sepse babai i mamasë është me origjinë greke). Është një vend i mahnitshëm etj., pra na bëri të ndiheshim shumë mirë. Kur mbërritëm në Athinë hapa sytë dhe pashë shumë drita dhe i thashë mamasë: mami, a mbërritën në vendin magjik?

Mamaja na dërgoi në shkollë, menjëherë. Por ishte shumë e vështirë për mua sepse nuk dija fare greqisht. Qëndroja në bankën e fundit me vëllain, por nuk kuptonim gjë. Nuk na fliste askush dhe nuk flisnim me askënd. Kështu, prindërit vendosën të na flisnin greqisht, pra të mësonin në shtëpi, sepse ishte shumë e vështirë të shkonim në shkollë, kështu e humbëm një vit.

Mësuam greqisht në shtëpi dhe nuk folëm shqip, përndryshe nuk do të mësonin shpejt. Brenda vitit mësova të flasë rrjedhshëm. Pastaj vajta në shkollë dhe fola greqisht. E harrova shqipen, pasi nuk m’u desh. Jam pagëzuar në Shqipëri, sepse jemi të krishterë ortodoksë. Emri i lindjes është Entela. E mora nënshtetësinë greke menjëherë për shkak të gjyshit. Në fillim, ishte e vështirë, kur u thoja që jam nga Shqipëria. Nuk isha e preferuar në shkollë. Një herë mbaj mend që punova fshehurazi prindërve, së bashku me motrën e madhe, duke shpërndarë fletë-palosje, sepse doja të kisha këpucë, jo të grisura, dhe e dija që ata nuk kishin para e nuk u kërkoja, isha 13 vjeç atëhere.

Kemi vuajtur, shumë herë, kemi marrë edhe gjëra nga koshat e plehrave, mobilje të përdorura etj. Ndihem krenare për veten time, ndihem krenare që jam nga Shqipëria dhe që kam lindur në Shqipëri. Gëzohem që Shqipëria po zhvillohet, sepse është një vend që ka kaluar vështirësi dhe mund t’i ofrojë shumë botës. Është turp për njerëzit që thonë se nuk duhet të shkoj në Eurovizion sepse jam nga Shqipëria! Përse?”, tregon diva shqiptare që nën flamurin e Qipros mundi të pozicionohet e dyta në festivalin Europian të këngës.

Related Posts

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026
Paparazzi

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

20/06/2026
Paparazzi

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk jam ai që kam qenë”/ Ronaldo e pranon: FIFA World Cup 2026 do të jetë botërori im i fundit

“Nuk jam ai që kam qenë”/ Ronaldo e pranon: FIFA World Cup 2026 do të jetë botërori im i fundit

06/07/2026
Anglia tregon “dhëmbët”, triumfon 3-2 përballë Meksikës, në çerekfinale tani i sfidon Norvegjia e Haaland

Anglia tregon “dhëmbët”, triumfon 3-2 përballë Meksikës, në çerekfinale tani i sfidon Norvegjia e Haaland

06/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al