• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbuloni shenjën me fat të fundjavës, horoskopi për sot

26/05/2018
Zbuloni shenjën me fat, horoskopi për ditën e sotme

Dashi

Gjatë kësaj të shtune, yjet do vënë në shënjestër sektorin e dashurisë. Duhet të pushoni dhe flini më shumë, pasi kjo do të jetë një ditë mjaft impenjative. Çdo veprim i vogël do të shërbejë për të mbajtur të gjallë raportin në çift. Ata që janë vetëm, duhet të bëhen më të vetëdijshëm për një sërë gjërash, lidhur me një person, të cilin nuk e kanë vënë re më parë. Në punë nuk është momenti për tu sforcuar dhe për tu përfshirë në debate, pasi humori i keq mund t’iu prishë punë.

Demi

Kjo ditë do të jetë shumë e vështirë si në fushën e ndjenjave edhe në atë profesionale. Në dashuri duhet ti bëni sytë katër! Në raportin në çift mundohuni të ndryshoni ndjeshëm stilin tuaj të jetës. Duhet të kaloni më shumë kohë me personat që i keni përzemër. Ata që janë vetëm, mund të kenë debate me miq apo familjarë. Në punë, do të jeni të përfshirë nga humori i keq, por nëse do i merrni gjërat lehtësisht do të shmangni stresin e tepërt.

Binjakët

Kjo e shtunë do të jetë shumë aktive për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri, më në fund do të jetoni një ditë shumë të bukur, e cila do të rikthejë të gjitha situatat e bukura, të cilat i kishit harruar prej kohësh. Për ata që janë vetëm, Hëna parashikon një shtim të dëshirës për dashuri dhe njohje të reja. Në sferën profesionale do të ndiheni të kënaqur nga fakti se do të tregoheni të sigurtë për aftësitë tuaja profesionale, duke arritur objektivat e dëshiruar pa u angazhuar shumë. Situata financiare është në rritje, por shpenzimet vijojnë të jenë të shumta.

Gaforrja

Kjo ditë ju fton që të reflektoni gjatë dhe me qetësi. Në dashuri, nëse ajo që kërkoni është një aventurë, nuk këshillohet! Prishja e një historie të konsoliduar dashurie për një shkëndijë të momentit do ju zhgënjejë. Ata që janë vetëm, duhet të fokusohen në objektivat e rëndësishëm që i kanë vendosur vetes. Në punë, duhet të tregoheni më të kujdesshëm, një mënyrë që situata të vijë drejt përmirësimit. Vlerësoni me vëmendje një mundësi të re, në fushën profesionale.

Luani

Kjo ditë nuk do të jetë aspak euforike! Në dashuri, mos lini që t’iu ikin ëndrrat që keni, pasi mundësitë duhet ti shfrytëzoni. Nëse doni të jetoni mirë, jini të vërtetë. Ata që janë vetëm, do të mundohet të jenë simpatik dhe komunikues, ndërkohë që do të kenë një as nën mëngë. Në punë, do të përballeni me një vështirësi për të kaluar.

Virgjëresha

Kjo e shtunë do të jetë disi e ngadaltë! Në dashuri, këshillohet që të mendoni pozitivisht duke e parë gotën gjysmë plotë. Ata që janë vetëm do të krijojnë një lidhje të re, e cila mund të rrezikohet prej xhelozisë së tepërt. Në punë, do kaloni nga humori i mirë në nervozizëm, por mos lejoni që dikush t’iu prishë ditën. Gjëja më e rëndësishme për tu bërë, është të sforcoheni në punë, me qetësinë e shpirtit.

Peshorja

Kjo e shtunë do të nisë në mënyrë të shkëlqyer për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri nuk do të jeni më xheloz dhe do të harroni tensionet e përditshme. Për ata që janë vetëm, ka ardhur momenti që të dalin nga guacka ku janë strukur dhe të bëjnë njohje të reja. Në punë, do të jeni të parezistueshëm, ku do të lini në hije çdo koleg që synon t’iu konkurrojë.

Akrepi

Dita do të nisë më së miri. Në dashuri, prania e Hënës në shenjë, favorizon lidhjen me personin tuaj të zemrës. Më në fund jeta në çift do të jetë më e qetë në raport me më parë, duke rigjetur harmoninë e munguar. Për ata që janë vetëm, parashikohen surpriza të këndshme. Në punë, nuk do të mungojnë mundësitë për të kënaqur dëshirën tuaj dhe për të arritur lartë. Gjithçka në sajë të ideve dhe vullnetit tuaj. Komplimente!

Shigjetari

Pritet një e shtunë e thjeshtë por efikase. Dashuria iu dhuron momente të ëmbla. Për ata që janë vetëm, do të jetë një ditë mjaft pozitive, sidomos nëse kanë zgjedhur të rrinë në këtë status për një kohë të gjatë. Në sferën profesionale, do të nisni të korrni frytet e punës suaj, gjë që do ju përmirësojë humorin.

Bricjapi

Kjo ditë do të jetë mjaft e mirë, ku e shtuna do të jetë një moment i përshtatshëm për të reflektuar. Dashuria do ju kënaqë, ndonëse mund të ketë momente luhatje. Ata që nuk janë në një lidhje, duhet ti bëjnë një dhuratë vetes dhe të mundohen të argëtohen sa më shumë. Në punë, krijimtaria juaj do iu çojë larg, përtej pritshmërive që keni. Do t’iu mësoni edhe të tjerëve se si të bashkëpunoni, për të shkuar në rrugën e duhur.

Ujori

Një ditë perfekte parashikohet në horizont… dhe yjet vështirë se gabojnë. Në fushën e ndjenjave, më në fund do të keni kohë për t’iu dedikuar dashurisë. Partneri/ja juaj do të jetë i lumtur dhe do ju mbushë me përkëdhelje dhe momente magjike. Për ata që janë vetëm, po afron diçka e bukur. Një ndjenjë ndaj dikujt që ju intereson, ndoshta do të kthehet në dashuri të vërtetë. Në punë, nëse nuk do veproni me nxitim, do të arrini që të çoni në fund një projekt me rëndësi. Angazhimi juaj do të rezultojë i paguar mirë dhe të gjithë do e vlerësojnë atë që keni bërë.

Peshqit

Kjo ditë fundjave do të nisë më së miri. Sa i takon dashurisë, do të ndjeni emocione të forta ndaj personit që keni përzemër dhe do të ndjeni dëshirën për të jetuar. Për ata që janë vetëm, yjet parashikojnë zhvillime pozitive. Në punë, do të nisni të shikoni me më shumë qetësi situatën tuaj dhe më në fund do mund të prekni rezultatet me dorë.

Related Posts

Zbulim misterioz pranë Detit të Galilesë hedh dritë mbi pagëzimin e hershëm të krishterë
Lifestyle

Zbulim misterioz pranë Detit të Galilesë hedh dritë mbi pagëzimin e hershëm të krishterë

10/04/2026
Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë
Lifestyle

Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë

08/04/2026
47 vjeçarja Christina Koch, gruaja që kaloi 328 ditë në hapësirë tani pjesë e misionit Artemis II rreth Hënës
Lifestyle

47 vjeçarja Christina Koch, gruaja që kaloi 328 ditë në hapësirë tani pjesë e misionit Artemis II rreth Hënës

06/04/2026
Zbulohen për herë të parë planet për Titanikun “e pafundosshëm”
Lifestyle

Zbulohen për herë të parë planet për Titanikun “e pafundosshëm”

01/04/2026
341 metra e gjatë dhe mund të akomodojë 5,200 pasagjerë, Kina lançon anijen gjigante turistike
Lifestyle

341 metra e gjatë dhe mund të akomodojë 5,200 pasagjerë, Kina lançon anijen gjigante turistike

26/03/2026
Pamjet virale/ Fole gjigante grerëzash zbulohet në New York, ekspozohet në muze
Lifestyle

Pamjet virale/ Fole gjigante grerëzash zbulohet në New York, ekspozohet në muze

25/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Real Madrid mahnitet pas Olise, Perez gati të bëjë çmenduri financiare, reagon Bayern

Real Madrid mahnitet pas Olise, Perez gati të bëjë çmenduri financiare, reagon Bayern

10/04/2026
Roberti dhe Nora kthehen sërish bashkë?

Roberti dhe Nora kthehen sërish bashkë?

10/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al