Një aksident ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Policia thotë se u arrestua shtetasi E.Xh., vjeç 39, banues në Sarandë, pasi në qytet, duke drejtuar nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Hundai”, ka goditur mjetet e parkuara tip “BMË, Benz dhe Toyota”, të shtetasve E.L., L.H., dhe V.K., për pasojë E.Xh., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.