Rreth 2 mijë pronarë që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje do të marrin brenda pak ditësh kompensimet. Shuma e miratuar nga qeveria arrin deri në 3 miliardë lekë dhe përfituesit janë nga i gjithë vendi. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame bëri të ditur dje se, “në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të mbajtur në Gjirokastër u miratuan 4 vendime qeverie, që evadojnë pjesën më të madhe të këtij stoku të mbartur”.
Miratimi i vendimeve
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit vendimet për legalizimin e objekteve informale dhe për kompensimin e subjekteve që preken nga kalimi i së drejtës së pronësisë.
Vendimi i parë është ai që miraton kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 1078 (një mijë e shtatëdhjetë e tetë) parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara në qarkun Elbasan, qarkun Berat, qarkun Durrës, qarkun Tiranë, qarkun Korçë, qarkun Fier, qarkun Vlorë, qarkun Shkodër, qarkun Gjirokastër dhe qarkun Dibër.
Masa e kompensimit financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, referuar kartelave të pasurive sipas ZVRPP-së, është 17 774,46 m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 311 249 398,98 lekë.
Vendimi i dytë është ai për miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfitues, për 242 (dyqind e dyzet e dy) parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara.
Masa e kompensimit financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara, referuar kartelave të pasurive sipas ZVRPP-së është 8 718,61 (tetë mijë e shtatëqind e tetëmbëdhjetë e gjashtëdhjetë e një) m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 35 729 979,15 lekë. Masa e kompensimit është 76 535,39 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 1 083 745 912,78 lekë.