• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Cinizmi i turpshëm i LSI Gjirokastër me Vjollca Kokon, mjeken mbi karrige me rrota që do të drejtojë Këshillin Bashkiak

30/05/2018
Cinizmi i turpshëm i LSI Gjirokastër me Vjollca Kokon, mjeken mbi karrige me rrota që do të drejtojë Këshillin Bashkiak

Për herë të parë Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës do të drejtohet nga një njeri me aftësi të kufizuara. Mjekja Vjollca Koko, këshilltare e LSI-së, mori sot mbështetjen e grupimit të PS-së dhe të koleges tjetër të LSI-së, Monda Kllapi. Pas këtij zhvillimi LSI Gjirokastër bëri një deklaratë, ku ndër të tjera ra në sy mungesa e një urimi, qoftë dhe formalisht për Vjollca Kokon. Jo vetëm kaq, por LSI ngre dyshime se ajo është zgjedhur në mënyrë jo legjitime. Pra, jemi në kushtet kur LSI Gjirokastër ‘vajton’ për shkarkimin i Mimoza Çomos, këshilltare e PD-së, ndërsa për këshilltaren e vet, haptaz fare shpërfaq gjithë cinizmin e mundshëm duke i plasur në ‘fytyrë’ pretendimin se ajo është zgjedhur në shkelje të ligjit. Sigurisht që ligji është i ftohtë dhe s’duhet ngatërruar me emocionet. Nëse ka shkelje ligjore, me këtë të merren organet kompentente një moment të dytë. Por së paku LSI Gjirokastër duhet ta kishte kursyer cinizmin me Vjollca Kokon në këtë rast dhe formalisht t’i uronte suksese në funksionin që mori sepse është një këshilltare nga radhët e veta. Sidomos kur jemi në kushtet që kemi përballë një person me aftësi të kufizuara, integrimi i të cilëve në shoqëri është një sfidë e madhe. 

Po kështu jemi në kushtet kur LSI e përforcoi në deklaratë se Koko mbetet në grupin e saj. Pra, edhe të thuash që ajo mbetet në LSI, edhe të mos i urosh suksese për funksionin, edhe t’i kujtosh se u zgjodh në mënyrë jo legjitime, në mos cinizëm është një injorancë e madhe. LSI Gjirokastër duhet ta ndajë mendjen me Vjollca Kokon dhe Monda Kllapin, nuk mund të luajë me dy porta dhe ta kamuflojë atë që ndodhi sot si gjoja demokraci e brendshme në parti. Plasi demokracia në LSI apo në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Dokrra! Politikisht Vjollca Koko dhe Monda Kllapi kanë thyer vendimin e grupit të tyre, kanë rrëzuar zgjedhjen e Mimoza Çomos që u bë me vendim politik të LSI-së dhe PD-së. Prandaj LSI është në të drejtën e vet t’i përjashtojë nga grupi.

Partitë sigurisht që duhet të kenë demokraci të brendshme, por nuk janë han pa porta. LSI mund ta shesë si qëndrim personal dhe gjoja shenjë e demokracisë së brendshme nëse Vjollca Koko dhe Monda Kllapi do të  kishin votuar ndryshe për një çështje tjetër të rëndomtë në Këshillin Bashkiak, por jo në këtë rast kur kemi të bëjmë me shkarkimin e kreut të Këshillit dhe zgjedhjen e dikujt tjetër. ‘Shëndoshje’ e demokracisë dhe përparim në integrimin e personave me aftësi të kufizuara është zgjedhja e Vjollca Kokos në krye të Këshillit Bashkiak Gjirokastër.

Kjo i bën nder të gjithëve, pavarësisht se mjekja e njohur që përfaqëson LSI-në, politikisht ka thyer vendimin partisë së saj dhe LSI duhet të mbajë qëndrim për këtë. Nëse nuk mban qëndrim LSI, duhet të mbajë qëndrim vetë Vjollca Koko. Të deklarojë publikisht raportin e saj me LSI-në. Sepse nuk bën sens që të vazhdojë të jetë pjesë e LSI-së kur kjo i përplas në ‘fytyrë’ pretendimin se u zgjodh në krye të Këshillit në shkelje të ligjit. Moralisht nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë.Është një situatë e ngjashme me një çift bashkëshortësh që rrinë bashkë vetëm për hir të fëmijëve, por nuk e shohin dot me sy njëri-tjetrin dhe secili është për hesap të vet….

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici
Lajme

Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

15/02/2026
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, çfarë ndodh me motin në fundjavë
Kryesore

Moti i keq godet Shqipërinë/ Paralajmërimi i IGJEUM: Priten reshje intensive dhe ngrica

14/02/2026
Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes
Kryesore

Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes

14/02/2026
Fshati Arshi Lengo, gruaja kthehet nga Gjermania dhe gjen shtëpinë e përmbytur
Kryesore

Fshati Arshi Lengo, gruaja kthehet nga Gjermania dhe gjen shtëpinë e përmbytur

14/02/2026
Vrasja e Kevinit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar
Kryesore

Vrasja e Kevinit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

14/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

15/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al