• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

LSI i tregoi shkeljen e ligjit, ja çfarë thotë PS Gjirokastër për Vjollca Kokon

30/05/2018
LSI i tregoi shkeljen e ligjit, ja çfarë thotë PS Gjirokastër për Vjollca Kokon

Atë që s’e bëri LSI për Vjollca Kokon, po e bën PS Gjirokastër. Përmes një mesazhi në Facebook, kryetari Bledar Kaçi i shpreh urimet këshilltares së LSI-së, e cila sot u zgjodh në krye të Këshillit Bashkiak. Urimi merr më shumë kuptim prej faktit se LSI Gjirokastër në deklaratën që bëri sot pasdite, jo vetëm që nuk e uroi këshilltaren e vet, por ngriti dyshime se Vjollca Koko ishte zgjedhur në mënyrë jo të ligjshme. Ja çfarë shkruan Kaçi në faqen e PS Gjirokastër.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Gjirokastër ka një ngjarje që duhet ta përshëndesim të gjithë. Për herë të parë ky institucion që përfaqëson parlamentin e qytetit, do të drejtohet nga një grua me aftësi të kufizuara.  Ndonëse me mjeken Vjollca Koko na ndajnë qëndrime të ndryshme politike, kjo s’më pengon ta shikoj zgjedhjen e saj në krye të Këshillit Bashkiak si një lajm të mirë dhe t’i uroj suksese në funksionin e ri që sapo ka marrë. Natyrisht që s’jam duke thënë se Vjollca Koko meriton vlerësim sepse fati nuk i ka buzëqeshur, duke e lënë mbi një karrige me rrota.  Por përveç se një person me aftësi të kufizuara, para së gjithash ajo është një zonjë dhe mjeke shumë e mirë. Nga ana tjetër Vjollca Koko ka forcën e shembullit të një njeriu që nuk është dorëzuar për asnjë çast dhe është vlerë për të gjithë ne që krahas kontributit në shëndetësi e kemi edhe në krye të Këshillit Bashkiak.  Urime dhe suksese Vjollca!

Related Posts

Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali
Lajme

Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

10/10/2026
Nga veriu në jug, këto janë 15 bashkitë që shkrihen nga reforma e re, ja si do të jetë bashkimi
Kryesore

Nga veriu në jug, këto janë 15 bashkitë që shkrihen nga reforma e re, ja si do të jetë bashkimi

10/10/2026
Skandal në Dropull/ Portreti i Napoleon Zervës ekspozohet në Galerinë e Artit në Derviçan ( koloneli grek udhëhoqi masakrat dhe genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë)
Kryesore

Skandal në Dropull/ Portreti i Napoleon Zervës ekspozohet në Galerinë e Artit në Derviçan ( koloneli grek udhëhoqi masakrat dhe genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë)

10/10/2026
Kumbaro: Projekti i ri për Libohovën me Leonard Hiden, fitorja e PS nuk diskutohet
Kryesore

Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku: Reagimi im nuk ishte emocional. Dua t’u kërkoj falje atyre që më besuan personalisht

10/10/2026
Rama njofton krijimin e një ministrie të re
Kryesore

Rama njofton krijimin e një ministrie të re

09/10/2026
E rëndë në Selanik, vajza shqiptare goditet me thikë nga një person
Kryesore

Bie nga skela ku punonte, humb jetën shqiptari në Selanik

09/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vajza e Luis Enriques përfshihet në aksident fatal në Spanjë

Vajza e Luis Enriques përfshihet në aksident fatal në Spanjë

10/10/2026
Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

10/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al