Një i ri nga Memaliaj është shpallur në kërkim policor. Sipas njoftimit thuhet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin D.N, vjeç 21, banues në Memaliaj, pasi më datë 30.05.2018, në lagjen nr.3, të qytetit Memaliaj, ka goditur me mjete te forta, shtetasen M.S, vjeç 28 banuese në Memaliaj, duke prishur edhe qetësinë publike. Punohet për kapjen e tij. Motivet e konfliktit nuk bëhen publike.
© ArgjiroLajm.net