Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri për dhunë në familje. Ai është Mihal Aleksopulos, 20 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ai ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gjyshes së tij shtetases Sh.R, 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Gjithashtu gjatë shoqërimit të tij ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, nenet 130/a dhe 236/2 të Kodit Penal.