Deputeti i Pratisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka quajtur shaka të radhës deklaratat e kryeminstrit Rama dje në Cërrik. Shehu shkruan se kryeministri deklaron se Shqipëria ka shumë spitale, ndërkohë që vendi ynë ka vetem 2,2 shtreter spitalore për 1000 banorë, mesatarja europiane është 4.
Ja shënimi i plotë i deputetit të PD në Facebook:
“Shakaja” e radhes e Kryeministrit me njerezit dje ne Cerrik! Deklaron se Shqiperia ka shume spitale! Vendi yne ka vetem 2,2 shtreter spitalore per 1000 banore- mesatarja europiane eshte 4. Per te mos folur me tej per cilesine e sherbimit te ofruar aty…, Kemi 1,1 mjeke per 1000 banore- mezatarja europiane eshte 4,5. Jane aktive te ne reth 200 specialitete mjekesore- ne vendet europiane jane reth 2000 te tilla. Dhe per te treguar se po ben dicka, cakton orarin e punes se ambulances se Cerrikut e “laboratorit” te saj!!! Ne fund promovon “zbulimin” e ri: analizat u realizokan vetem mengjez, me mire pa aguar akoma!!! A nuk kishte aty ndonje laborante t’i shpjegonte metodiken e diapazonin e punes se laboratoreve???