Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në mbrëmje në Gjirokastër. Pas përplasjes me armë në një lokal pranë drejtorisë së policisë, kanë mbetur të plagosur dy persona. ArgjiroLajm.net mëson se dy personat e plagosur janë nga fshati Lazarat. Bëhet fjalë për shtetasit Xh.Gerveshi dhe V.Buci. Fatmirësisht dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë dërguar për ndihmë në spitalin e qytetit. I plagosuri Xh. Gërveshi do të transportohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar pasi ka plagë të rënda në këmbë. Në një njoftim paraprak për ngjarje, policia e Gjirokastrës zbardhi më shumë detaje, ndërsa vihet re që autori i plagosjes, një 40-vjecar nga Gjirokastra, nuk është arrestuar ende. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.
Në lagjen “18 Shtatori” të qytetit Gjiokastër, rreth orës 20:45, para një lokali “lloto sporti”, shtetasi K. Ll, rreth 40 vjeç, banues në Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit: XH.G 52 vjeç dhe V.B 36 vjeç, të dy banues në Lazarart. Të dy shtetasit e plagosur janë transportuar në Spitalin rajonal Gjrokastër, për momentin jashtë rrezikut për jetën. Autori menjëherë pas ngjarjes është larguar, ku forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar 3 gëzhoja pistolete. Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethana të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit.
© ArgjiroLajm.net











