• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandali me tenderin për rrugët e Gjirokastrës, kompania ka marrë paratë, por s’ka bërë punë (VIDEO)

18/06/2018
Skandali me tenderin për rrugët e Gjirokastrës, kompania ka marrë paratë, por s’ka bërë punë (VIDEO)

Më 1 janar të vitit 2017, firma “Salillari” firmosi kontratën 5-vjeçare me Autoritetin Rrugor Shqiptar për mirëmbatjen dhe rehabilitimin e akseve nacionale në jug të vendit. “Salillari” u shpall fitues i tenderit duke ofruar rreth 13.7 milionë euro me TVSH për shërbimin. Kontrata, të cilën Top Channel e disponon të plotë, është pjesë e programit që qeveria shqiptare ka me Bankën Botërore për mirëmbatjen dhe sigurinë rrugore në vend. Por, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga përfitimi i këtij tenderi, situata në terren është mjaft problematike. Ajo që bie në sy është mungesa e sinjalistikës, kufizueset anësore dhe mungesa e vijëzimit.

Në listën e rrugëve për t’u mirëmbajtur sipas kontratës është dhe aksi Uji i Ftohtë – Kthesa e Shtëpëzit. Në të ka disa pika kritike të rrëshqitjeve të dherave, për të cilat nuk sinjalizohet me tabelë rreziku. Segmentet që përmbyten nga reshjet, përkatësisht në aksin Ura e Kardhiqit – Gjirokastër, segmenti përballë qytetit dhe aksi Gjirokastër-Dervician janë lënë siç kanë qenë. Në Gjirokastër, në të trija këto rrugë nacionale, qarkullimi është vështirësuar apo ndërprerë për shkak të motit.

Sinjalistika që orienton për dalje drejt rrugëve dytësore është e mangët, ose nuk ekziston për të gjithë aksin Tepelenë-Gjirokastër, ndërsa në aksin Gjirokastër- Kakavijë, ku janë të vendosura mbi 80 biznese të mëdha, mungojnë tabelat që orientojnë për kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë. Edhe më problematike mbeten akset që lidhin fshatrat. Për shumicën e tyre nuk ka asnjë ndërhyrje prej kohësh, edhe pse këto rrugë janë të përfshira në listën e rrugëve që ka kontrata me kompaninë “Salillari” për mirëmbatje.

Të punësuarit tregojnë se nuk kanë mjete dhe asnjë lehtësi transporti për të shkuar në punë. Duke bërë një verifikim të listës së rrugëve që duhej të mirëmbaheshin, me situatën në terren, vërehet se për Qarkun e Gjirokastrës kjo kontratë nuk është zbatuar. Segmentet më problematike në qark mbeten ato drejt njësive Buz e Luftinjë, në Tepelenë; aksi drejt Zagories e Pogonit në Gjirokastër; rruga drejt Sotirës, Llongos e Koshovicës në Dropull; si dhe ai drejt Frashërit në Përmet./tch

Related Posts

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)
Kryesore

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

11/07/2026
Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave
Kryesore

Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

11/07/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurit

11/07/2026
Reagon Gaz Bardhi: Vëllai i Olsit foli shumë, por s’tha asgjë
Kryesore

4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

11/07/2026
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kryesore

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11/07/2026
Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Kryesore

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

11/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

11/07/2026
Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

11/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al