Një ditë pas vjedhjes së dyqanit të ‘Telecom’ në Gjirokastër, ka ndodhur një tjetër vjedhje. Kësaj radhe është shtëpi në lagjen ’11 Janari’. Sipas policisë, banesa e vjedhur është e shtetasit L.M, 44 vjeç. Autori ka marrë një shumë parash, vlera e të cilave nuk bëhet me dije nga policia. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Kohët e fundit vjedhjet në Gjirokastër janë rritur.
© ArgjiroLajm.net









