Policia ka kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës kryeplakun e fshatit Gusmar në Tepelenë. E.K, 30 vjeç, akuzohet se nuk ka raportuar për një parcelë me kanabis, e cila u zbulua në vendin e quajtur ‘Përroi i Kozicës’. Droga u asgjësua me anë të djegies. Edhe pse këtë vit janë ulur ndjeshëm sipërfaqet e kultivuara me kanabis, ende nëpër zona të ndryshme zbulohen parcela të vogla. Kujtojmë një ditë më parë u raportua për parcela në Vlorë dhe Delvinë.
© ArgjiroLajm.net