• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

30 milionë euro për 10 vjet, koncensioni ‘fantazmë’ i firmosur nga Vangjel Tavo dhe Ilir Beqja

21/06/2018
30 milionë euro për 10 vjet, koncensioni ‘fantazmë’ i firmosur nga Vangjel Tavo dhe Ilir Beqja

Zbulohet një koncesion tjetër mjekësor, i “injektuar” nga ish-ministri i Shëndetësisë të LSI në qeverinë “Berisha-2” Vangjel Tavo, me projekt dhe kërkesë “emergjente” zyrtare, të Drejtorit të LSI-st të Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë Dr. Pëllumb Pipero, firmosur e vulosur vetëm 1 muaj para se LSI, të ikte nga “prehëri” qeverisës me PD dhe i futur në zbatim nga ish-ministri Ilir Beqja.

Pamfleti.net shkruan se koncesioni është me vlerë 30 milionë euro për 10 vjet për një firmë private që merret me aksidentet rrugore dhe ka si objekt, “menaxhimin” nga privati, të të ardhurave finanaciare mjekësore të urgjencave ne aksidente rrugore, që paguhen nga shoqëritë e sigurimeve, për pacientët që trajtohen në Spitalin e Traumës (Spitali Ushtarak-Tiranë). Në QSUT dhe në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Ish-ministri Vangjel Tavo, me këmbëngulje të vartësit Pëllumb Pipero dhe ndërhyrje nga pronarët e LSI Meta-Kryemadhi, firmosi e vulosi Urdhërin Nr. 68, nr. Prot. 746, datë 08.02.2013, për nisjen e koncenesionit mjekësor të trajtimit të aksidenteve në urgjencat mjekësore të tre qendrave spitalore, me vlerë 30 milionë euro për 10 vjet, dërguar për zbatim urgjent.

LSI-sti Pipero, në mbështetje të urdhërit të ministrit Tavo, në datën 11.03.2013 nxorri “Urdhër Zbatimi Nr. 745/1 Prot”., me emrin dhe firmën e tij si Drejtor i Politikave Shëndetësore në Ministri, adresuar Elvana Hanës-drejtore e ISKSH, me citimin: “Zbatim i urdhërit të ministrit, për nisjen e kontratës me shoqërinë private “Profesional Atlantik Security Grup-1”(PASG-1).

Pasi u “kopsitën” modalitetet e pazarit të kontratës koncesioanre, dosja iu dërgua urgjent për firmosje e zbatim Gjovalin Bushit, Drejtor i Spitalit të Traumës (Ushtarak)-Tiranë, drejtorisë së QSUT dhe Drejtorisë së Spitalit Rajonal-Durrës, por duke qenë se koncesioni nuk kishte asnjë bazë ligjore, drejtuesit e 3 spitaleve refuzuan dhe zbatimi u bllokua 364 ditë (6 mars 2013-7 mars 2014), ditë kur u frimos për zbatim nga ministri Ilir Beqja.

Pas firmës së ministrit Beqja, drejtorët e spitaleve firmosën këtë koncesion mjekësor për menazhimin e të ardhurave të sigurimeve nga trajtimi i aksidenteve në urgjencat mjekësore, me afat 10 vjeçar, dhënë frimës private “Profesional Atlantik Security Grup-1” (PASG-1) ndërkohë që Ligji Nr. 9663, datë 18.12.2006 (i ndryshuar) e lejon me afat 1 vit!

Sipas kësaj kontrate, firma private ka fituar të drejtën kontratuale të ketë në përdorim gjitha kartelat mjekësore të pacientëve të aksidentuar, duke ua shitur qytetarëve qytetarëve (kartelën e tyre) me 1000 lekë të reja për çdo rast që ata e kërkojnë për procese gjyqësore, ballafaqime, dëmshpërblime financiare, si dhe përfiton 30% të koncesionit, ndërkohë që 3 spitalet e përfshira në koncesionin 10-vjeçar, harxhojnë jashtë kësaj kontrate edhe 40 milionë euro në vit nga buxheti shtetit, për trajtim rutinë aksidentesh rrugore!/Pamfleti.net

Related Posts

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë
Kryesore

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

28/08/2026
Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD
Kryesore

Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

28/08/2026
Mediat greke zbulojnë detajet/ Esmaja u vra nga burri një ditë para se të kërkonte divorcin
Kryesore

Mediat greke zbulojnë detajet/ Esmaja u vra nga burri një ditë para se të kërkonte divorcin

28/08/2026
Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

28/08/2026
Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

28/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al