• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kaos në Bashkinë Sarandë, kryetarja ‘shpërthen’ kundër tregtarëve. Shihni si u drejtohet me arrogancë (VIDEO)

22/06/2018
Kaos në Bashkinë Sarandë, kryetarja ‘shpërthen’ kundër tregtarëve. Shihni si u drejtohet me arrogancë (VIDEO)

Tregtarët ambulant nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin këtë sezon turistik në shëtitoren e Sarandës. Vendimi i ka ngritur në protestë ata, por kryebashkiakja Florjana Koka u bëri të qartë se nuk do të tërhiqet nga vendimi. Në një përballje me tregtarët për këtë çështje, kryebashkiakja Koka u shpreh e vendosur për ti dhënë fund fenomenit të tregtimit në bulevard. 

“Kush do të shesë mallra industriale të shkojë tek tregu i qytetit, dakord. Kush shet mallra që bëhen me dorë të vijë aty tek tregu që është bërë në bulevard, për njerëz të llastuar nuk ka vend. Ka dy opsione, të mos dalësh fare se unë e kam marrë këtë vendim, institucioni e ka marrë këtë vendim dhe të rrish në shtëpinë tënde, ose të zgjedhësh të bësh punë të tjera. Ose të pranosh këtë zgjidhje. Vendimi është i prerë dhe është ky, në qoftë se ju bëhet të shkoni në atë treg, ama në këtë qytet nuk ka ca mos, ca dos”, u shpreh Koka. Por ajo që duhet të ishte përballje qëndrimesh u karakterizua nga tensione të larta deri në kërcënime ndaj kryebashkiakes së Sarandës.

“Unë atje do jem, e sheh. Hajde të pres, të shohim se çfarë do të bësh. Po të dua dhe ty bashkë me policët, dua ta shikoj surratin aty!”, e sfidoi një qytetar kryebashkiaken e Sarandës. Në një moment gjatë debatit në sallë u krijua një kaos i vërtetë aq sa edhe një prej të pranishmëve u ndje keq. Tregtarët braktisën takimin duke u shprehur se nuk lëvizin nga bulevardi dhe se do të gjejnë forma të tjera deri në grevë urie. Në fakt tregtarët ambulantë nuk lejohen gjatë sezonit turistik përgjatë bulevardit. Në vendet fqinje ka gjithashtu vende të posaçme si mini-tregje ku si artizanët ashtu dhe tregtarët e vegjël mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Related Posts

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve të PD: Nesër të gjithë në protestë!

30/10/2026
Çmimi i naftës në rajon, Shqipëria më e shtrenjta (Krahasimi)
Kryesore

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, ja sa do të paguajnë shoferët nga sot

30/10/2026
Reagon Presidenti Begaj: Dhuna s’është mjet i pakënaqësisë, zyra ime e hapur për dialog
Kryesore

Presidenti dekreton datën, zgjedhjet lokale më 9 maj 2027

30/10/2026
Pritet vendimi për Saimir Tahirin
Kryesore

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson
Kryesore

Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson

29/10/2026
Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!
Kryesore

Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!

29/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

Berisha thirrje mbështetësve të PD: Nesër të gjithë në protestë!

30/10/2026
Çmimi i naftës në rajon, Shqipëria më e shtrenjta (Krahasimi)

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, ja sa do të paguajnë shoferët nga sot

30/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al