• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Emrat/ Këta janë kandidatët për komisionet e vettingut në polici

22/06/2018
Ndërrimi i viteve, policia në gadishmëri, rendi dhe rrugorët në terren

Ministria e Brendshme ka publikuar listën me 38 kandidatë, që do të përzgjidhen për të qenë pjesë e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që do të verifikojë 300 drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.

Mësohet se 38 kandidatët janë kualifikuar nga Bordi i Përzgjedhjes për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit për pozicionet e lira të anëtarëve të Këshillit të Jashtëm të Vlerësimit, si dhe për pozicionet e anëtarëve të Sekretariatit Teknik, raporton “Panorama”. Edhe pse të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së kanë dorëzuar prej më shumë se një muaji formularët e vetëdeklarimit, Komisionet e Vetingut dhe Sekretariati Teknik ende nuk janë ngritur. Nga 38 kandidaturat për Komisionin e Vlerësimit, do të përzgjidhen vetëm 15. Pesë anëtarë të këtij Komisioni caktohen nga ILDKPKI-ja, të përzgjedhur midis punonjësve të këtij institucioni. Ky organ cakton gjithashtu edhe dy anëtarë zëvendësues, që ushtrojnë detyrën në rast mungesash të zgjatura të anëtarëve të caktuar. Pesë anëtarë të tjerë përzgjidhen nga një bord i caktuar posaçërisht për këtë qëllim, nga pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Ndërsa 5 të fundit nga radhët e avokatëve, nga bordi i përzgjedhjes.

Ministria e Brendshme ka publikuar edhe listën me emrat e 42 kandidatëve për Sekretariatin Teknik. Organet e vlerësimit organizohen në trupa vlerësimi, të cilat janë përgjegjëse për marrjen e vendimeve ndaj subjekteve të vlerësimit. Trupat e vlerësimit përbëhen nga tre anëtarë, të cilët caktohen me short nga Komisioni përkatës i vlerësimit, ku përcaktohet relatori i trupës së vlerësimit. Organet e vlerësimit kalimtar mbështeten nga sekretariate teknike gjatë gjithë veprimtarisë së tyre, sipas parashikimeve të këtij ligji.

“Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet adresës së tyre të e-mail-it në lidhje me datën dhe orën e zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë”, njoftoi Ministria e Brendshme. Në përfundim të intervistës do të publikohen emrat e anëtarëve të Komisionit dhe Sekretariatit.

Related Posts

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë
Kryesore

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

28/08/2026
Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD
Kryesore

Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

28/08/2026
Mediat greke zbulojnë detajet/ Esmaja u vra nga burri një ditë para se të kërkonte divorcin
Kryesore

Mediat greke zbulojnë detajet/ Esmaja u vra nga burri një ditë para se të kërkonte divorcin

28/08/2026
Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

28/08/2026
Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

28/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al