• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si i përdorin terroristët dhe rrjetet sociale

30/12/2016
Si i përdorin terroristët dhe rrjetet sociale

Çfarë kanë të përbashkët atentatorët e Würzburgut, të djathtët e revoltuar në Bautzen, gjermanët e Rusisë që protestuan kundër zhdukjes së 13-vjeçares Lisa dhe mbështetësit e “Lëvizjes Identitare”? Në vështrim të parë jo shumë. Por në të vërtetë, të gjithë ata i marrin informacionet e tyre nga interneti, lidhen, e mbështesin njëri-tjetrin dhe radikalizohen atje.

Hapësira publike në Gjermani po ndryshon në mënyrë rrënjësore – ajo që nis si tweet ose postim në internet, ka kohë që çon praktikisht në dhunë, ka pasoja direkte në kohezionin social në Gjermani dhe në rezultatet e zgjedhjeve.

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 do ta tregojë: në ndodhemi para një ndryshimi rrënjësor të hapësirës publike në Gjermani. Kur e kemi pasur së fundi kryeartikullin, që ka ngjallur kudo diskutime? Dhe debatet parimore, të cilat ofrojnë orientim politik dhe që ndikojnë vendimet elektorale – a zhvillohen ato ende në parlamente apo në degët lokale të partive? Apo të gjitha këto janë zhvendosur në internet, ku kemi shpesh thjesht një luftë opinionesh, të pamëshirshme, antihumane, pa fakte?

Nuk kemi të bëjmë as me mendime të çorientuara në internet, as me diskutime midis gjoja të dështuarve në Gjermani. Ai që e beson këtë, e ka gabim. Sepse lëvizjet e ndryshme – nga lëvizja ksenofobe e protestës Pegida, deri te “Lëvizja Identitare” ekstremiste e djathtë dhe që në Gjermani vëzhgohet nga organet e mbrojtjes së kushtetutës, deri te agjencia ruse Sputnik ose tek degët e ndryshme rajonale të partisë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) – krijojnë në rrjetin e internetit lidhje të ngushta. Ata i japin zemër njëra-tjetrës – dhe e bëjnë këtë përtej kufijve të shteteve. Dhe ato po e zgjerojnë ndikimin e tyre në mënyrë të qendrueshme dhe të matshme nëpër platformat më të ndryshme. Interneti krijon histori nga pozicionet e tyre politike, i bashkon motivet dhe konceptet e tyre.

Këto fushata në rrjet krijojnë heronj: fitimtarë të mëdhenj si Trumpin, për shembull. Por ato i informojnë mbështetësit fundamentalistë në interrnet edhe për “veprat heroike” shkatërrimtare të atentatorëve xhihadistë. Më tej ato u japin miliona ndjekësve (followers) dhe anëtarëve të grupeve, që i shpërndajnë këto histori sigurinë, se takojnë njerëz që mendojnë njësoj dhe që më në fund po i dëgjon dikush. Ata kanë ndjesinë e mirë se janë përcaktues të agjendave në grupet e Facebookut, në twitter, në komentet e përdoruesve të faqeve të mëdha të lajmeve në internet.

Politika dhe mediet duhet të trajtojnë temat e vlerave

Në agjendën e këtyre aktorëve ekstremistë të djathtë dhe populistëve të djathtë diskutohen tema qendrore për të gjithë njerëzit: censura dhe liria e mendimit, çështja se si zhvillohen proceset vendimmarrëse demokratike, çështja sa e drejtë është Gjermania? Në këtë kuadër i vihet pikëpyetje në shumë drejtime besueshmërisë dhe aftësisë për të vepruar të proceseve dhe institucioneve tona demokratike – dhe vlerave të një shoqërie të hapur dhe tolerante.

Kjo duhet thënë me zë të lartë! Sepse në fushatën elektorale 2017 do të ketë shumë rëndësi si do të përballen partitë dhe mediet në Gjermani me këto tema me përmbajtje shumë shpërthyese vlerash. Ai që beson se në programet elektorale mund t’u bësh bisht temave të tilla, ai këtu ndodhet në rrugë të gabuar!

Të mësosh nga Trumpi, do të thotë të mësosh të fitosh – këtë përfaqësuesit e AfD-së nuk e fshehin në daljet e tyre publike. Siç dihet, Trumpi i përmbahet bindjes: “unë nuk kam nevojë për parti dhe për medie. Unë jam një lëvizje!” E njëjta gjë vlen edhe për jodemokratë si Presidenti Erdogan ose Putini. Të gjithë ata mbështeten tek interneti dhe tek mënyra si funksionon ai: në komunikimin e tij direkt, në rrjetin e krijuar prej tij dhe në shumëfishimin masiv të përmbajtjeve përmes grumbullit.

Gjuha e thjeshtë si faktor suksesi

“Këtë duhet të të lejojnë ta thuash”, kërkon rregullisht AfD në deklaratat e saj. Një gjuhë e thjeshtë dhe një komplet i vogël me mesazhe të qarta kontribuojnë për suksesin e saj: koncepte qendrore lufte konstruktohen në internet dhe transportohen pastaj në diskutimin politik: “shtyp i gënjeshtrave”, “banda kriminele migrantësh”, “tradhëtarë të popullit”, “islamizimi”, “rrethimi i popullit” – kjo listë me siguri do të vazhdojë në vitin 2017. Një gjuhë e tillë është një faktor vendimtar suksesi për AfD-në.

Cili do të ishte reagimi i përshtatshëm për këtë? Si për politikën, ashtu edhe për mediet vlen: qëndroni të besueshëm! Këtu bën pjesë që të mos anashkalohen as temat dhe as emocionet në internet, as të shpallen ato si të parëndësishme. Që të bëhet e qartë se politika dhe mediet ekzistojnë që të pranojnë temat, të cilat preokupojnë njerëzit -dhe se ua kanë borxh njerëzve që t’u japin llogari për to. Që besnikëria ndaj fakteve do të jetë ajo që do të përbëjë dallimin – më e vonta pas zgjedhjeve! Dhe se gara është e humbur, po t’u bësh bisht këtyre debateve të vështira, por kaq të rëndësishme për të ardhmen tonë sociale dhe politike ose po t’i anashkalosh këto tema. Kjo nuk do të ecë!

Related Posts

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet
Kryesore

Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth

22/10/2026
Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al