Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka vendosur sot të lërë në fuqi vendimin e mbledhjes së datës 30 maj të Këshillit Bashkiak, ku u zgjodh kryetare Vjollca Koko. Në këtë mënyrë gjykata rrëzon pretendimin e ngritur nga grupi i këshilltarëve të PD-së dhe LSI-së. Vendimi nuk është zbardhur ende, po mund të apelohet brenda 5 ditëve. Vjollca Koko u zgjodh në krye të Këshillit Bashkiak Gjirokastër me votat e këshilltarëve të PS-së, plus dy vota nga LSI ( ajo vetë dhe Monda Kllapi). Burime të ArgjiroLajm.net thonë se në ditët e ardhshme pritet që po i njëjti grupim këshilltarësh të bashkojë votat për shkarkimin e Spartak Drasës, i zgjedhur para pak kohësh si sekretar i Këshillit Bashkiak. Drasa ishte propozim i PD-së dhe pasoi në atë post Semi Golemin.
© ArgjiroLajm.net










