6 kopshtet në qytetin e Gjirokastër do të vazhdojnë të jenë të hapura edhe gjatë muajve të verës. Lajmi konfirmohet nga drejtori i Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social në Bashkinë Gjirokastër, Armand Mamani gjatë një prononcimi për RTSH. Por orari i funksionimit të tyre do të jetë i reduktuar dhe gjithashtu do të mungojë ushqimi për fëmijët.
‘Siç e kemi bërë edhe vitin e kaluar, ne do të trajtojmë kopshtet në formën e një kampi veror, ku i gjithë komuniteti përreth mund t’i përdorë për të lënë fëmijët, të cilët do të jenë nën kujdesin e edukatorëve. Gjithmonë flasim për moshën deri në 6 vjeç’, është shprehur Mamani.
Pra, jemi në kushtet kur Zamira Rami dhe Armand Mamani po sillen si nikoqirë të mirë me fondet publike dhe kursimin e kanë nisur pikërisht me fëmijët, duke u hequr vaktin e ushqimit gjatë muajve të verës. Në këto kushte, prindërve nuk u mbetet gjë tjetër veçse t’u vendosin bukë me vete fëmijëve.
© ArgjiroLajm.net







