Nga specialistët e seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi:
Aurel Çako, 37 vjeç, banues në Tepelenë, (i dënuar dhe më parë për vjedhje), pasi :
Rreth orës 18:00, në lagjen “18 Shtatori”, u kap në tentativë për të vjedhur banesën e shtetasit R.B.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.