Luftëtari e nis kampionatin në shtëpi të shtunën, teksa pret skuadrën e Kastriotit. Për trajnerin Millosh Kostiç nuk do të jetë në dispozicion mbrojtësi Ivan Jakovljeviç, i cili ende nuk është gati për të luajtur pas operimit.
Veç tij, edhe Eduart Rroca nuk do të mund të japë kontributin e tij ndaj krutanëve. Mesfushori po vijon me terapitë dhe tashmë është e konfirmuar se nuk do të rrezikohet me të, në mënyrë që të mos pësojë një dëmtim që mund ta linte gjatë jashtë fushave të blerta.
Me shumë mundësi Rroca do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Luftëtari do të zhvillojë në transfertë kundër skuadrës së Laçit. Sa i takon takimit hapës të kampionatit me Kastriotin, ai zhvillohet të shtunën prej orës 16:45.