Cristian Shpendi nuk di të ndalet në Itali, me “bomberin” kuqezi që vijon të bëjë protagonistin absolut në Serie B. Në derbin mes binjakëve, fitues doli pikërisht Cristian, i cili në minutën e 39-të realizoi një gol shumë të bukur. Me një goditje perfekte nga distanca me të majtën, Shpendi tundi rrjetën duke i dhuruar Cesena-s avantazhin.
Ky ishte goli i tij i 7-të në 9-të javë në Serie B, plus 1 assist. Për momentin, Cristian Shpendi është edhe golashënuesi më i mirë i këtij sezoni.
Binjaku i tij, Stiven, jo vetëm që nuk arriti të linte gjurmë, por në shtesë, në minutën e 95-të u ndëshkua me karton të kuq për faull të rëndë ndaj portierit. Cesena dhe Cristian dolën me 3 pikë pas suksesit 2-1 përballë Empolit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








