• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zjarrfikësit në Gjirokastër kanë një kërkesë: Na duhet makinë e vogël për zjarret në zonën muzeale

17/08/2018
Gjirokastër, i ‘vihet flaka’ shtëpisë së Enver Hoxhës (FOTO)

Mungesa e hidranteve të ujit në zonën muzeale vijon të mbetet një problematikë e pazgjidhur për qytetin e Gjirokastrës. Realizimi I investimit prej 4.5 milion euro për furnizimin e qytetit të Gjirokastrës me ujë të rrjedhshëm, pritej të jepte zgjidhjen përfundimtare të kësaj problematike, por ky investim që solli vendosjen e hidrantëve në disa lagje të qytetit që prej vitesh vuanin mungesën e tyre, nuk ka gjetur ende shtrirje në zonën muzeale.

Kreu I shërbimit zjarrfikës në Gjirokastër, Kujtim Bizhga pohon se ndonëse ka patur një shtim të nhdjeshëm të hidrantëve pas investimit të ri të ujësjellësit, në zonën muzeale hidrantët e vjetër janë jashtë funksionit, ndërsa po kaq jofunksionalë bëhen edhe hidrantët e rinj në qytet, për të cilët mungon shpërndarësi I ujit.

Ndërtimi arkitektonik i Gjirokastrës me shtëpitë shumë pranë njëra – tjetrës dhe ndërtim më dru, lehtëson shpërndarjen e flakëve me shpejtësi nga njëra banesë tek tjetra në rast zjarri. Bizhga thotë se është ndërtuar një hydrant model duke shfrytëzuar traditën e puseve familjare gjirokastrite, I shfrytëzueshëm nga vetë banorët.

Por problemet duket se nuk mbarojnë me kaq në Gjirokastër. Rrugicat e ngushta të lagjeve të kalldrëmta pengojnë kalimin e makinave zjarrfikëse që jo rrallë detyrohen të rrinë larg vatrës së zjarrit dhe të mos mundin të ushtrojnë shuarjen drejtpërdrejt të godinës. Zjarrfgikësit e Gjirokastrës ripërsërisin apelin për një automjet zjarrfikës me përmasa më të vogla, I përshtatshëm për ndërhyrje në rrugët e ngushta të qytetit muze.

Hidrantet e ujit në Gjirokastër kanë qenë jofunksionalë prej më shumë se 20 vitesh. Pjesa më e madhe e tyre janë shkatërruar ose vjedhur për skrap. Tre vjet më parë 11 hidrantë u vendosën në zonën muzeale, ndërsa sot shumë pak prej tyre janë funksionalë. Deri në fillim të viteve ’90 në qytetin e Gjirokastrës numëroheshin mbi 30 hidrantë, ndërsa vitet e fundit nuk kanë munguar rastet kur banesat në zonën muzeale janë shkrumbuar nga zjarri si pasojë e mundësive të pakta të qarkullimit të zjarrfikëseve në zonën muzeale dhe mungesës së hidranteve.

Related Posts

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi
Kryesore

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar
Kryesore

Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik
Kryesore

Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente
Kryesore

Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al